Bëni kujdes nga qendrat e estetikës që shkoni, pasi një infeksion mund t’ju kushtojë shumë.

Një 35-vjeçare në SHBA, për pak sa nuk humbi këmbën, pasi mori një infeksion gjatë kohës që pastronte kallot në një qendër pedikyri.

Tracy Lynn Martinez shkoi si zakonisht tek salloni që ndodhej në zonën ku banonte në Winston Salem, Karolina e Veriut, më 22 Qershor.

Të nesërmend ajo nisi të kishte të dridhura, i vinte për të vjellë dhe marrje mendsh. Kur pa këmbën u tmerrua, ajo ishte fryrë jashtë normales.

Martinez telefonoi ambulancën dhe mjekët e diagnostikuan me një lloj infeksioni të rëndë, të shkakuar nga ‘prerësja e kallos’, që përdoret për të hequr lëkurën e fortë tek këmbët.

Pas 2 javësh në spital, gjendja e saj u stabilizua dhe fatmirësisht gruaja është jashtë rrezikut për jetën. Ajo do të duhet që të marrë ilaçe për tre muaj.

Pas asaj që pësoi, Martinez po përpiqet gjithashtu që të sensibilizojë të gjitha vajzat që të bëjnë kujdes, pasi shëndeti dhe jeta e tyre mund të vihet në rrezik.

/tvklan.al