Mungesë insuline në botë. Sipas parashikimeve, mendohet se gjendja pas 12 vjetësh do të jetë alarmante, pasi 50% e pacientëve nuk do të mund të përdorin këtë medikament, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Studimi është kryer nga Universiteti Standford i Kalifornisë në bashkëpunim me atë të Gjenevës. Janë përdorur të dhënat e Federatës Botërore të Diabetit  dhe 14 studime mbi këtë sëmundje, duke mbuluar 60 % të popullsisë globale.

Kërkuesit kanë dalë në konkluzionin se brenda vitit 2030 numri i pacientëve do të arrijë në 511 mln, nga 406 mln që janë sot. Gjysma e tyre numërohen në Kinë, Indi dhe SHBA.

Më rritjen e numrit të pacientëve natyrisht do të rritet nevoja për insulin, që është hormoni që shërben si rregullator i nivelit të glicemisë në gjak.

Mirëpo rezulton se ky trajtim është i kushtueshëm dhe aktualisht tregu botëror është i dominuar nga tre grupe prodhuesish. Ndërkohë që ekspertët shprehin shqetësimet për reduktimin e përdorimit të insulinës në vendet e varfra.

Klan Plus