Autoritetet irakene shpallën gjendjen e jashtëzakonshme pasi qindra aktivistë myslimanë shiitë mësynë në zyrat e parlamentit në Bagdad.

Ata protestojnë kundër bllokimit dhe shtyerjes së vazhdueshme të votimit për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Protestuesit vërshuan në të ashtuquajturën “Zona e gjelbër” e kryeqytetit iraken, një lagje e blinduar ku gjenden institucionet kryesore të vendit.

Aktivistët janë përkrahës të imamit mysliman shiit Moktada al-Sadër, i cili kërkon nga Kryeministri iraken Al-Abdadi zëvendësimin e ministrave, një lëvizje që është kundërshtuar prej javësh nga partitë kryesore në parlament.

Tv Klan