Gjendje e jashtëzakonshme nga zjarret

Gjendje e jashtëzakonshme nga zjarret

08:56 29/10/2019

Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë vendin. Të paktën 90 mijë persona janë evakuuar deri më tani nga zonat e rrezikuara. Ndërsa flakët kanë shkrumbuar qindra shtëpi.

Erërat e forta po favorizojnë përhapjen flakëve. Vatra më e madhe e zjarrit u përhap në zonën e quajtur Kincade, duke djegur më shumë se 30.000 hektarë tokë.

Departamenti i zjarrfikësve në Kaliforni ka deklaruar se shteti po përjeton një periudhë  kritike sa i përket luftës kundër flakëve.

Kompania “Pacific Gas & Electric” ka ndërprerë energjinë elektrike që prej së shtunës për të shmangur përhapjen e vatrave të tjera të zjarrit. Pacific Gas & Electric” është drejt falimentimit për shkak të përgjegjësive lidhur me zjarret e mëdha të kohëve të fundit në Kaliforni.

Në fillim të këtij muaji, zjarret shkrumbuan 4,700 hektarë në veri të Los Angeles dhe Kaliforni, duke detyruar shumë persona të largoheshin. Kujtojmë që vitin e kaluar flakët që zgjatën me javë të tëra i morën jetën mbi 100 personave dhe u shkatërruan qindra shtëpi dhe dogjën mijëra hektarë pyje.

Klan Plus





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi