Filipçe: Po testohen 7 persona të tjerë

Edhe shtatë persona të tjerë nga Shtipi, Tetova, Kumanova, Kërçova dhe Ohri po testohen gjatë ditës së sotme. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se ata janë kthyer nga Zvicra, Gjermania dhe Austria dhe janë paraqitur me temperaturë të lartë.

“Të gjithë pacientët e tjerë janë me fotografi të lehtë, përfshirë edhe pacientin 15-vjeçar. Ka shtatë materiale të reja që punohen. Bëhet fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçovë dhe Ohri. Një pjesë prej tyre kanë qenë në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Pas disa ditëve kanë temperaturë të lartë, janë në repartet për izolim dhe gjatë ditës do të dihen rezultatet. Nga Ohri një paciente dhe dy gra shtatzënë që dje janë sjellë nga Dibra. Njëra është nga spitali në Ohër tjetra është këtu në Shkup, ato janë në repart të izolimit. Nuk janë para lindjes, por i sollëm këtu që të ju bëhen testet”. 

Filipçe njoftoi se gjendja shëndetësore e 13 pacientëve që janë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup është stabile.

“13 pacientët që janë në Klinikë janë në gjendje stabile, vetëm njëra paciente nga Dibra është në gjendje jo të mirë dhe ka problem me frymëmarrjen”.

Në Maqedoninë e Veriut tani për tani numri i të infektuarve me virusin korona është 18. 

Tv Klan