Gjendje emergjence nga moti i keq

Gjendje emergjence nga moti i keq

20:39 24/11/2019

Europa Jugore përfshihet nga moti i keq

Stuhi dhe përmbytje kanë përfshirë jugun e Europës. Këto pamje janë xhiruar në brigjet juglindore franceze mes Nisës dhe Marsejës, ku deti depërtoi në zonat e banuara.

2 persona humbën jetën pas daljes nga shtrati të lumenjve që përmbytën automjete, rrugë e banesa. Disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Dalja nga shtrati e lumit Bormida mori jetën një gruaje në qytezën e Aleksandrisë në veri të Italisë. Llumi dhe balta e shkaktuar nga rrëshqitjet e tokës kanë krijuar probleme në disa zona të banuara, ndërsa u bënë shkak për shembjen e një ure rrugore në autostradën Torino-Savona.

Shirat e rrëmbyer e përmbytjet kanë shkaktuar probleme nga veriu në jug të Italisë. Gjendje emergjence edhe në Greqi. Këto pamje janë xhiruar në ishullin Thasos. Ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete automjete dhe shkaktuan rrëshqitje toke.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi