Tre persona janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur nga zjarret që shpërthyen në dy qytete në Kolorado. Mijëra banorë u evakuuan dhe gati 1 mijë shtëpi u shkatërruan, sipas raportimeve të autoriteteve.

Zyrtarët fillimisht thanë se nuk kishte viktima apo banorë të zhdukur pas zjarrit që shpërtheu më 30 dhjetor në periferi të zonës metropolitane të Denverit. Por më vonë sherifi i qarkut Boulder, Joe Pelle tha se tre që ai nuk pranoi ti indentifikojë rezultojnë të zhdukur.

Ndërtesat ku ata ndodheshin u shkatërruan plotësisht nga flakët, ndërsa më pas u mbuluan nga bora që ra pas këtij zjarri. Presidenti i SHBA Joe Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare, duke përcaktuar edhe fondet federale për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e prekura.

Ky zjarr konsiderohet më shkatërrimtari në historinë e Kolorados. ndërsa ekspertët janë duke hetuar shkaqet që ndezën flakët.

Tv Klan