Kushdo që ka blerë një router WiFi, mund të ketë vënë re se bashkë me të vijnë edhe disa numra që duken si pa kuptim, të tillë si “802.11ac” apo “a/b/g/n”. Por teksa kjo teknologji e internetit shkon përpara, WiFi po adapton versione numerike që të jetë më e lehtë për të kuptuar nëse router-i apo pajisja që po blini ka versionin e fundit ose jo.

Në të shkuarën, versionet e WiFi identifikoheshin nga një ose disa gërma që i referohej një wireless-i standard. Versioni aktual është 802.11ac, para këtij kishim 802.11n, 802.11g, 802.11a dhe 802.11b.

Nuk ishte e kuptueshme nga pjesa më e madhe, për këtë arsye WiFi Alliance, një grup që merret me promovimin e WiFi, po e ndryshon këtë.

Të gjithë këto emra me kode do të ndryshohen. Kështu, në vend të emrit 802.11ac, wireless-i aktual do të quhet WiFi 5 (sepse është versioni i pestë).

Për të kuptuar se cili version i version i WiFi është më i mirë, mjafton të shohësh numrin. WiFi 5 është më i lartë se WiFi 4, që do të thotë se është më i mirë.

Por nuk mbetet me kaq. WiFi Alliance po planifikon që në të ardhmen, kur lidheni me wireless me telefon apo laptop, këto pajisje t’ju tregojnë se me cilin version të WiFi jeni lidhur. Në këtë mënyrë, nëse për shembull keni dy versioni interneti për t’i lidhur, njëri 4 dhe tjetri 5, do të mund të zgjidhni versionin më të ri, që do të thotë më i shpejtë.

/tvklan.al