Qelizat vazhdojnë të funksionojnë edhe pas vdekjes së një njeriu. Ky është zbulimi i një studimi shkencor të botuar në 

Communications Nature.

Duke analizuar mostrat post mortem, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh zbuloi se disa gjene u bënë më aktive pas vdekjes. Krahas sigurimit të këtyre të dhënave të rëndësishme për shkencëtarët, ata gjithashtu shpresojnë se kjo mund të zhvillohet në një mjet mjeko-ligjor.  

Brenda qelizave të trupit tonë, jeta rrjedh nën ndikimin e fuqishëm të gjeneve tona. Të kuptosh aktivitetin e gjeneve, ndihmon në një pasqyrim të përsosur të mënyrës se si një qelizë individuale, ind ose organ funksionon, në shëndet të plotë ose sëmundje.

Gjenet janë të mbyllura në ADN të pranishme në qelizat tona dhe kur këto janë të lidhura, formohet një molekulë e quajtur ARN. Disa nga ARN-të kontrollojnë drejtpërsëdrejti proceset që vazhdojnë në qelizë, por shumica e ARN-ve bëhen projekt për proteinat. Shpesh shkencëtarët matin transkriptat e ARN-së kur duan të dinë se çfarë po ndodh në qelizat tona, dhe kjo quhet analizë transcriptomics./tvklan.al