E kthyer në tradite, ngritja e siparit të “Gjeniut të Vogël” i takon gjithnje fitueses së edicionit të fundit, atij të gjashtë. Eshtë Vanesa Sopo.

Në mbrëmjen e parë kualifikuese nën moderimin e Klea Hutës dhe gjykimin e Vikena Kamenicës, Adi Hilës, Pirro Cakos dhe anëtares së re të jurisë, këngëtares nga Kosova, Jehona Sopi, u ngjitën 12 gjenitë e parë, të përzgjedhur pas javësh audicione. Të parat që e shkelën skenën e talenteve, në një sfide të drejperdrejt ishtin Rexhina Sollaku dhe Ana Kodra.

Zërat e fuqishëm, talentet e jashtëzakonshëm i vendosën anetarët e jurisë, në pozita të vështira zgjedhjeje. Sfida e tretë mes mes Eldis Arnitit dhe Marko Strazimirit doli e barabartë, e thënë ndryshe dy djemtë do të ngjiten edhe një herë në skenën e “Gjeniut të Vogël” të shtunën e ardhshme.

Dhe parashikimi u përmbush. Një tjetër duel ai mes Xheni Aliaj dhe Verona Sadikut u gjykua si i barbartë duke i dhënë një tjetër mundësi dy konkurenteve

Edhe për dyshen Ilda Nelaj dhe Borena Çelaj, votat ishin të barabarta, dy me dy, që do të thotë një tjetër përballje në dy fazat e ardhshme kualifikuese.

Përballja e fundit ajo mes Sara Bajraktarit dhe Dea Çobos.

Duke bërë që dy vajzat të kualifikohen automatikisht. Në fund, në mbrëmjen e parë kualifikuese njohëm katër fituesit e parë të vegjël, dhe tre duele që do t’i ridëgjojmë, në dy të shtunat e ardhshme kualifikuese, përvecc se do te njihemi me 12 gjenitë e tjerë.

Tv Klan