Pesëmbëdhjetë (15) ditë është koha e lënë në dispozicion të qeverisë për të shfuqizuar VKM-në e vitit 2014 që kalon për administrim Fakultetin e Gjeologji – Minierave, nga Ministria e Arsimit tek Ministria e Drejtësisë. Në të kundërt, pedagogët e këtij fakulteti paralajmërojnë bojkot pa afat të mësimit. Mungesa e statusit të godinës ka sjellë sipas tyre mungesë totale të investimeve.

Veç bojkotit që vijon në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Fakulteti Juridik dhe i Shkencave Sociale, një grup studentësh nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Shkencave të Natyrës i janë rikthyer këtë të mërkurë protestave para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

Ata kërkuan sërish plotësimin e 8 pikave dhe anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Tv Klan