Mediu: Vakumi i SHBA dhe BE u mbush nga Kina dhe Rusia

Cila do të jetë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor kur gjeopolitika është në ndryshim të vazhdueshëm. Në një forum për sigurinë të organizuar nga Partia Republikane, kreu i kësaj force tha se në rajon ka një ndikim të vazhdueshëm të Rusisë dhe Kinës. 

Gjeopolitika në Ballkan ka ndryshuar shumë. Vakumi i krijuar nga SHBA dhe BE në vitet e fundit është i mbushur me ndikim dhe prani të Rusisë dhe Kinës në shumë aspekte. Ndërsa Rusia ka ndikim të fortë në Serbi, Bosnje &Hercegovinë, Mali i Zi Rusia ka zgjeruar gjithashtu praninë e tyre ushtarake, inteligjencës, atë ekonomike dhe mediatike”.

Të pranishmit në këtë forum e konsideruan të rëndësishme prezencën amerikane në rajon.

“Unë mendoj se diskutimi për ne që tërhiqemi dhe largohemi nga Evropa është një nga gjërat më të këqija që ka ndodhur në karrierën time dhe unë mendoj se do ta ndalojmë atë, dhe unë mendoj se pa aleancat tona Shtetet e Bashkuara do të kenë një kohë të vështirë për të vazhduar”.

Presidenti i zgjedhur Biden ka një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi me shqiptarët, ai ishte një zë i fuqishëm i sulmit kundër Sllobodan Millosheviçit në Bosnjë. Ne mund të presim nga administrata e Biden një qasje më proaktive dhe ekuilibër ndaj Ballkanit”.

Një tjetër çështje e trajtuar në forum ishte edhe cenimi i demokracisë nga politikat autoritare të liderëve të rajonit duke u mbështetur në modele, ruse, kineze apo të turke të njerëzve të gjithëpushtetshëm.

Tv Klan