Salome Zurabishvili ka fituar zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji, duke u bërë e para grua që mban këtë detyrë. Ish-diplomatja e lindur në Francë mori 59% të votave, kundrejt rivalit të saj Grigol Vashadze me 40% të votave.

Salome Zurabishvili mbështetet nga partia në pushtet në Gjeorgji, ndërsa Vashadze ishte nga radhët e opozitës së bashkuar. Një Kushtetutë e re do të hyjë në fuqi, duke e bërë rolin e Presidentit të Gjeorgjisë kryesisht ceremonial.

66-vjeçarja Zurabishvili ka lindur në Paris pasi prindërit e saj emigruan nga Gjeorgjia në vitin 1921 pas aneksimit nga forcat sovjetike.

Salome Zurabishvili ka një karrierë si diplomate franceze dhe në vitin 2003 u emërua ambasadore në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë. Më vonë, ajo hoqi dorë nga posti i saj dhe Presidenti i atëhershëm, Mikheil Saakashvili e emëroi ministre të Jashtme të Gjeorgjisë.

/tvklan.al