Minimalisht një herë në jetë ju duhet të provoni të bëni të paktën një aventurë me mikeshat tuaja, apo një veprim që mund t’ju duket i pavend. Për të pasur humor të mire, ja cilat janë gjërat që nuk duhet t’i lini pa provuar derisa të vdisni.

  • Provoni aventurën me miqtë më të mirë

Bëhuni spontane. Të paktën një herë në jetë merrni mikeshat tuaja, një hartë dhe nisuni me makinë ku të jetë mundësia.

  • Nëse keni flokë shumë të gjatë, prijini njëherë shkurt. 
  • Janë thjesht flokë. Do të rriten sërish.
  • Falni dikë. Edhe pse mund të mos keni gabim gjatë një zënke apo mërie me dikë tjetër, faleni. Kështu ju nuk do të humbisni energji duke u shqetësuar.
  • Udhëtoni vetëm. Secili nga ne ka nevojë për të kaluar kohë i vetëm. Udhëtoni diku larg, flini gjumë sa të doni, bëni shopping dhe çdo gjë që keni dëshirë, e vetme.
  • Hani ëmbëlsira për mëngjes. Mos e mendoni gjatë. Nuk ka asgjë të keqe nëse hani njëherë në shumë kohë ëmbëlsira për mëngjes.
  • Flisni në publik. Rrëmbeni mikrofonin në dasmën e mikes suaj të ngushtë, ose flisni në një konferencë gjatë punës suaj. Një herë që do ta bëni, do të ndiheni i vlërësuar.
  • Mos punoni për një javë. Qëndroni në shtëpi, ose shkoni kudo keni dëshirë, por mos punoni për një javë, keni nevojë për pushime edhe gjatë periudhave të pa nevojshme.
  • Jetoni vetëm. Gatuani duke qëndruar nudo, shkoni për të fjetur kur të dëshironi, shikoni filmat që dëshironi dhe mos jepni llogari.
  • Mbani një kafshë shtëpiake. Kafshët shtëpiake ju duan ju pas asnjë lloj kushti. Jepini dashuri sa të mundeni, sepse do të shpërbleheni.
  • Notoni nudo në det. Kurrë mos e humbisni shancin të notoni nudo në det. Pasi ta keni provuar, nuk do të dini çfarë të komentoni.