Gjergj Kaçinari, ose siç njihet me emrin e artit Kachinari, është një ndër artistët më të veçantë të gjeneratës së tij.

Ai nuk ka bërë kompromise për sa i përket muzikës, edhe pse muzika rock që ai prodhon nuk është ndër më të preferuarat e kohëve të fundit duke qenë se mbizotëron ajo komerciale.

I ftuar në emisionin “Ditë për ditë” në Tv Klan, përveçse për karrierën e tij në muzikë, ai foli për marrëdhënien me të atin dhe për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Gjithashtu, Gjergji tregoi për herë të parë se e dashura e tij Ines, është personi që e frymëzon për këngët e tij.

“Është deklaratë e pa bërë më parë, por Ines më ka dhënë drejtim në të gjitha gjërat që kam bërë, është e vërtetë”, tha Kaçinari. /tvklan.al