Një finale e parakohshme konsiderohet ajo mes Gjermanisë dhe Francës, në sfidën e dytë çerekfinale të Euro 2016. Të dy përfaqësueset së bashku numërojnë 5 tituj botërorë dhe 5 Europianë dhe fituesi shkon në finalen e Parisit. Ndeshja që do të luhet sot në orën 21:00 në Marsejë pritet të dhurojë spektakël.

Të dy ekipet zhvillojnë një lojë të hapur duke krijuar mundësinë e rasteve të shënimit. I këtij mendimi është edhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low që e cilëson si sulmuese Francën, por duke thënë se ndaj Islandës u panë edhe pika të dobëta.

Gjermania ka disa mungesa për dëmtime dhe kartonë. Hummels, Khedira e Gomez nuk janë të gatshëm, ndërsa Schweinsteiger do ta nisë nga minuta e parë.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps pranon vetitë e kundërshtarit në presionin që ushtron, por siguron që nuk do të qëndrojnë vetëm në mbrojtje duke u përpjekur të shënojnë. Mbrojtja më e mirë e aktivitetit, ajo gjermane, kundër sulmit më të mirë, atij francez.

Gjermania është e pathyer nga Franca prej takimit për vendin e tretë në Kupën e Botës të 1958, por në të gjitha sfidat përfshi ato miqësore, më mirë është përfaqësuesja franceze. /TV KLAN