GermanyGjermania është shpallur për herë të katërt kampionë e botës falë golit të Mario Gotze në pjesën e dytë shtesë duke u bërë ekipi  i parë Europian që merr Kupën e Botës në Amerikën e Jugut.

Mesfushori i Bayern Munchen që ka zëvendësuar Miroslav Klose në fundin e kohës së rregullt është kthyer në protagonist në fitoren 1 – 0 ndaj Argjentinës në finalen e luajtur në stadiumin “Maracana”.

Një sukses i Gjermanisë së drejtuar nga Joachim Low pas 24 vjetësh ku edhe atë botëror ka mundur Argjentinën me të njëjtin rezultat, por brenda 90 minutave.

Ndeshja ka qenë tepër emocionuese dhe me rastet e krijuara Argjentina mund të kishte shënuar që në pjesën e parë.

Edhe lojtarët gjermanë kanë patur mundësi për të shënuar, ndërsa edhe argjentinasit janë kthyer më kërkues me kalimin e minutave në pjesën e dytë.

Ndeshja është zgjidhur vetëm në pjesët shtesë kur Mario Gotze ka shfrytëzuar më së miri një pasim të Andre Schurrle duke shënaur golin e fitores në minutën 113’.

Në këtë triumf të Gjermanisë ka patur edhe pak sukses për Argjentinën, pasi Leo Messi është shpallur lojtari më i mirë i aktivitetit.

Manuel Neuer u përzgjodh si portiere më i spikatur, ndërsa James Rodiguez si shënuesi më i mirë me 6 gola.

Në këtë botëror u barazuar numri i golave me atë të 1998. Në toltal 171 të shënuar. Kampion bote me Gjermaninë u shpall edhe futbollisti me prejradhje shqiptare Shkodran Mustafi.

Botërori i radhës do të mbahet pas 4 vjetësh në Rusi.

Tv Klan