Të shtunën në mbrëmje, një burrë nga Rashani i Mitrovicës së Kosovës ka vrarë ish-gruan e tij në Aachen të Gjermanisë.

Vrasja ka ndodhur në parkingun e një tregu në rrugën Debyestrasse të Aachen.

Viktima nga fshati Zasellë e Mitrovicës ishte e lindur në vitit 1995. Ndërsa i dyshuari është 37-vjeçar.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, i dyshuari dhe viktima ishin ndarë dhe nuk jetonin së bashku.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, ku pritet të zbulohen shkaqet e vdekjes.  /klankosova