Gjermania mund të përballet me negociata për muaj të tërë për të formuar qeverinë

Partia e Gjelbër e Gjermanisë dëshiron të fillojë bisedimet me social demokratët dhe liberalët për të formuar një qeveri koalicioni mes tre partive politike.

Lajmin e bëri të ditur bashkë-kryetarja e të Gjelbërve Annalena Baerbock për mediat.

Pas diskutimeve tona të brendshme ne morëm një vendim. Do të ishte e arsyeshme tani që të ketë bisedime shumë më të thella me SPD dhe FDP. Ne i propozojmë këtë FDP-së që të kalojë në bisedime trepalëshe të koalicionit”, tha në një konferencë shtypi në Berlin.

Këto deklarata të saj erdhën pasi partitë kryesore politike të vendit përfunduan bisedimet dypalëshe për të diskutuar opsionet e koalicionit pas zgjedhjeve parlamentare të 26 Shtatorit.

Social Demokratët mposhtën ngushtë Demokristianët në zgjedhje, por nuk arritën një shumicë në parlament, duke bërë që Gjermania të mund të përballet me negociata mujore mes partive për të formuar një qeveri.

Pavarësisht se doli në vendin e katërt, FDP është shfaqur si një parti me rol të rëndësishëm dhe skenarët kryesorë të koalicionit tani varen nga vendimi i kësaj partie.

Klan News