Spanja mund thellë Ukrainën në Ligën e Kombeve

Gjermania mori barazimin e dytë në po aq ndeshje të Ligës së Kombeve. Sfida me Zvicrën të dielën në Bazel u mbyll me rezultatin 1-1. Gjermanët realizuan me Gundogan në të 14’. Zviceranët që tani kanë për kapiten Granit Xhakën barazuan në të 58’ Widmer.

Po në Grupin 4 të Ligës A, Spanja mundi 4-0 Ukrainën në Madrid, duke marrë kreun. Goli i parë u realizua nga kapiteni Sergio Ramos me 11-metërsh pas 4 minutave lojë. Në të 29’ ishte sërish Ramos që shënoi, por kësaj here me kokë falë krosimit perfekt të Dani Olmo.

Po në pjesën e parë Spanja festoi golin e tretë. Ansu Fati realizoi duke u bërë shënuesi më i ri i spanjollëve, 17 vjeç e 311 ditë. Ferran Torres në pjesën e dytë vendosi fitoren 4-0 të Spanjës.

Tv Klan