Të pavaksinuarve do t’ju ndalohet hyrja në restorante, ç’ndodh me shkollat?

Në Ministrinë Federale të Shëndetësisë mendojnë se për përballimin e suksesshëm të një vala të re të mundshme të pandemisë Corona nevojiten edhe masa të reja. Tanimë po flitet shumë për valën e katërt, ndonëse shpresohet se efekti i saj do të jetë shumë më i dobtë. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka hartuar një dokument për masat e parashikuara, të cilin e ka dërguar në Bundestag. Ky document parashikon mbajtjen e maskave deri ne pranveren e 2022

Krahas shtimit të numrit të të vaksinuarve, distanca, higjiena dhe mbajtja e maskës vazhdojnë të mbeten ndër masat elementare të mbrojtjes nga pandemia. Maskat duhet të mbahen gjithandej ku takohen shumë njerëz në hapësira të mbyllura., veçanërisht në transportin publik dhe në dyqane. Maskat duhet të mbajnë të gjithë, përfshirë këtu edhe ata që janë shëruar dhe që janë vaksinuar, sepse edhe ata mund të infektohen dhe të transmetojnë virusin, thuhet në dokument.. Prej fillimit apo mesit të shtatorit, ne varesi te gjendjes, do të kërkohet qe ne aktivitete mund të marrin pjesë vetëm personat e vaksinuar, shëruar apo të testuar. Në dokument thuhet se këto rregulla do të mundësojnë futjen në restorante, akomodimin në hotele, shërbimet e afërta trupore, sportet dhe aktivitetet brenda si dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e mëdha brenda dhe jashtë.

Ministria synon të heqë testet e shpejta falas në mes të tetorit. Meqenëse tani mund t’u bëhet një ofertë e drejtpërdrejtë e vaksinimit të gjithë qytetarëve, atëherë nuk është në rregull që taksapaguesit të paguajnë kostot e testeve për ata që nuk duan të vaksinohen.

Klan News