Gjermania nuk do ta ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Serbisë në BE, nëse Kosova nuk bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara, raporton e përditshmja serbe “Danas”

 “Kreut shtetëror të Serbisë i është thënë para dy vitesh se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë një nga kushtet që Serbia të pranohet në BE”,

ka thënë një nga deputetët e koalicionit qeveritar ndërmjet Unionit Demokristian dhe Unionit Socialkristian që ka dashur të mbetet anonim.

Më tej, ky deputet ka theksuar se ky qëndrim i Gjermanisë i është bërë i ditur Serbisë kur është biseduar për marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Atëherë kemi thënë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE, nëse Serbia nuk pranon që Kosova të bëhet anëtare e plotfuqishme e Kombeve të Bashkuara”

– citon “Danas”./tvklan.al