Gjermania dhe Franca janë në alarm. Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar më shumë reshje në këto dy vende. Deri më tani 10 persona kanë humbur jetën në dy shtetet, për shkak të motit të keq, ndërsa mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në Paris, niveli i ujit në lumin Sienë vazhdon të rritet, duke detyruar punonjësit e muzeut të Luvrit që të zhvendosin punimet e artit në një depo nëntokësore.

Në të gjithë rajonin e Parisit, mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa mbi 24 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Presidenti francez, Francoise Hollande, e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për zonat që janë goditur më rëndë.

Në pjesën jugore të Gjermanisë, niveli i ujit pritet të rritet në landin e Bavarisë, zonë kjo që tashmë është goditur rëndë që katër ditë nga përmbytjet./tvklan.al