Vendi po synon të zgjerojë edhe më tej fushatën e prodhimit të vaksinave anti Covid-19

Njerëzit të cilët janë vaksinuar plotësisht në Gjermani së shpejti mund të jenë të lirë të udhëtojnë dhe t’i rikthehen jetës normale.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn. Spahn tha që qytetarët e  vaksinuar mund të jenë në gjendje të udhëtojnë, të vizitojnë dyqane ose të shkojnë në parukeri pa masa kufizuese, siç është paraqitja e një testi negativ të shpejtë.

Jens deklaroi gjithashtu se çdo veprim i tillë do të vinte vetëm kur vala e tretë e koronavirusit të ishte në fund. Gjermania vijon të përballet me një fushatë vaksinimi të ngadaltë si dhe me kritika sa i përket lehtësimit të masave kufizuese.

Aktualisht më shumë se 12% e njerëzve në Gjermani kanë marrë të paktën dozën e parë të një vaksine e cila përfshin gati më shumë se 10 milionë qytetarë.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se Gjermania do të zgjerojë masivisht prodhimin e vaksinës. Fabrika BioNTech në Marburg brenda vetëm pak muajsh ky vend është kthyer në një nga prodhuesit më të rëndësishëm të vaksinës.

Me 250 milionë doza për tremujor në Marburg, BioNTech synon të përshpejtojë në të gjithë botën vaksinimin kundër koronës. Fabrika e re është më e madhja, por nuk është masa e vetme që po merr Gjermania për të rritur prodhimin.

Rolf Hömke, zëdhënës i Shoqatës së Studiuesve të Prodhimit të Medikamenteve ka bërë të ditur se deri në fund të Qershorit pritet që vaksina e dytë e prodhuar në Gjermani e firmës CureVac në Tybingen të lejohet në BE. Curevac synon të prodhojë 100 milionë doza në Heidelberg. Për këtë kjo firmë ka tërhequr disa partnerë në prodhim.

Klan News