Gjermania pritet të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore në fillim të vitit të ardhshëm, ka thënë ministri i shëndetësisë.

Ndonëse shtetet e tjera kanë forcuar ligjin për luftën ndaj lëndëve narkotike, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Hermann Grohe, ka paraqitur në qeveri projekt-ligjin e ri, që do t’u vijë në ndihmë të gjithë pacientëve që vuajnë nga sëmundje të rënda, duke ndryshuar në këtë mënyrë edhe ligjin e vendit.

Girl holding marijuana in hand , close-up

Grohe tha se marijuana mjekësore do të legalizohet në fillim të vitit 2017, duke shtuar se Gjermania do të mund të krijojë plantacione të cilat do të jenë të mbikqyrura.

Ai, megjithatë, beson se kanabisi nuk është një substancë e padëmshme, por theksoi se kjo do të vihet në dispozicion vetëm me anë të recetës./tvklan.al