Nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Friedrich Merz, qeveria e re planifikon të luftojë emigracionin e paligjshëm me masa të ashpra.
Në ditën e tij të parë të punës Ministri i ri i brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka urdhëruar që emigrantët pa dokumenta të refuzohen në kufi. Jo vetëm kaq por pritet të dërgohen deri në 3,000 oficerë shtesë në kufij.
Më përpara për shkak të një urdhër të vitit 2015 lejohej hyrja e shtetasve të vendeve të treta pa dokumente.
Ky urdhër u lëshua nga ish-kancelarja Angela Merkel, gjatë mandatit të së cilës qeveria e asokohe pranoi qindra mijëra azilkërkuesve, shumë prej të cilëve iknin nga lufta në Siri. Për shkak të krimeve në rritje, një pjesë e të cilëve janë kryer nga emigrantë të paligjshëm, Merz premtoi gjatë fushatës zgjedhore se do të luftonte ashpër emigracionin e paligjshëm.
Koalicioni i tij që atëherë ka rënë dakord të refuzojë azilkërkuesit në kufij dhe të pezullojë ribashkimet familjare.
Klan News