Gjermania do t’i vendosë çmim emetimit të karbonit

Gjermania do t’i vendosë çmim emetimit të karbonit

09:25 21/09/2019

Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel do të vendosë çmim në emetimet e karbonit, teksa qëllimi është të arrijë synimin për klimën që deri në vitin 2030 të zvogëlohet lirimi i gazrave serrë për 55 për qind, përkatësisht të arrijë në nivelin 1990.

Pajtueshmëria për këtë pako, që pritet të kushtojë 54 miliardë Euro deri më 2023, është arritur teksa protestuesit kanë dalë në 500 qytete dhe qyteza gjermane për të kërkuar masa rreth ndryshimeve klimatike.

Çelësi i marrëveshjes është vënia e një çmimi për emetimet e dioksidit të karbonit në transport dhe ndërtesa.

Taksat në udhëtimet e distancave të gjata me tren pritet të ulen ndërkohë që do të rriten ato të transportit ajror.

“Ne nuk po jetojmë në mënyrë të qëndrueshme sot”, ka thënë Kancelarja gjermane, Angela Merkel para gazetarëve, teksa mijëra persona kanë protestuar.

Mirëpo disa protestues kanë refuzuar menjëherë këtë marrëveshje të ekonomisë më të madhe të Evropës, duke e konsideruar joadekuate. /REL

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT