Merkel: E vetmja mundësi për të frenuar ritmet e përhapjes së COVID-19

Rekordet e ditëve të fundit të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi detyruan Kancelaren gjermane Angela Merkel të shpallë karantinën kombëtare. Nga e Mërkura deri më 10 Janar do të mbyllen të gjitha bizneset jo-thelbësore sallonet e bukurisë e palestrat. Hapur do të qëndrojnë vetëm dyqanet e ushqimeve e bankat. Shkollat, kopshtet e çerdhet po ashtu do të mbyllen.

Kancelarja Merkel tha se masat janë të domosdoshme për të frenuar ritmet e përhapjes, duke penguar grumbullimet festive që shtojnë shifrat e infektimeve për të shmangur kolapsin e sistemit shëndetësor. Qeveria ka parashikuar edhe një paketë ndihme deri në 500 mijë euro për bizneset e dëmtuara nga këto masa.

Me Gjermaninë si rastin më të fundit duket se në Evropë nuk do të ketë festime për ndërrimin e viteve.

Edhe pse renditet mes vendeve me shifra të ulta ditore, Italia është vendi me numrin më të lartë në Evropë me mbi 64 mijë viktima. Ndërsa Shtetet e Bashkuara prekën rekordin e ri mes vendeve të botës me mbi 300 mijë të vdekur.

Tv Klan