Qeveria gjermane po bën përpara me planet e saj për të lehtësuar rregullat për marrjen e shtetësisë, një përpjekje që po kundërshtohet nga opozita. Kancelari Olaf Scholz tha në një video-mesazh se është një gjë e mire për të gjithë ata të huaj që kanë hedhur rrënjë në këtë vend, vendosin të marrin nënshtetësinë.

Gjermania është bërë një vend që është vendi i shpresës për shumë njerëz. Dhe gratë dhe burrat dhe ndonjëherë fëmijët që vijnë në Gjermani kanë kontribuar shumë në ekonomia jonë është po aq e fortë sa është sot”, u shpreh Scholz.

Një projektligj i Ministrisë së Brendshme parashikon që një person do të gëzojë të drejtën për të marrë shtetësinë gjermane pas pesë vjetësh, ose tre në rast të atyre që cilësohen si arritje të veçanta të integrimit. Aktualisht për marrjen e shtetësisë duhen 8 vjet e në disa raste 6.

Po ashtu edhe fëmijët e lindur në Gjermani mund të marrin automatikisht shtetësinë gjermane, nëse njëri prej prindërve jeton në mënyrë të rregullt prej pesë vitesh në Gjermani. Aktualisht, për të marrë shtetësinë gjermane duhet të dorëzoje shtetësinë e vendit tënd, por ky rregull pritet të hiqet.