Gjermania e nis mbrojtjen e titullit kampion bote, me një fitore në fazën kualifikuese të Rusi 2018. Skuadra e Joachim Low mundi Norvegjinë me rezultatin 3 – 0, në sfidën e luajtur në Oslo.

Një zotërim i gjermanëve, që e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy golave. Muller dhe Kimmich ishin shënuesit. Pas pushimit ishte përsëri sulmuesi i Bayern Munchen, që siguroi fitoren në fushë kundërshtare.

Anglia mori 3 pikët në sekondat e fundit, në përballjen me Sllovakinë në Tërnava. Golin e fitores 1 – 0 e realizoi Lallana.

Skuadra sllovake luajti për shumë minuta me 10 futbollistë, pasi mbrojtësi Skrtel u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Një arritje ishte për kapitenin Wayne Rooney, i cili e çoi në 116 numrin e ndeshjeve me përfaqësuesen angleze, duke kaluar David Beckham. Në krye të këtij klasifimimi është portieri Peter Shilton me 125 ndeshje.

Me takimet e së dielës nisi faza kualifikuese e zonës Europiane. Në turin final kalojnë 13 përfaqësuese Europiane dhe Rusia si vend organizator.

Tv Klan