Federata përfiton çdo vit 65 milionë Euro

Gjermania është përfaqësuesja që përfiton më shumë të ardhura nga fanella. Sponsori teknik Adidas që e mbështet prej 1954 i jep më shumë se 65 milionë Euro në vit.

Më pas vjen Franca që arkëton 50 milionë Euro nga marrëveshja me Nike. Podiumin e plotëson Anglia që për të mbajtur fanellën Nike merr me rreth 38 milionë Euro.

Pas saj janë Italia me thuajse 30 milionë nga Puma dhe Spanja me mbi 18 milionë Adidas. Kampionia në fuqi Portugalia merr 7.5 milionë euro nga Nike edhe pse Cristiano Ronaldo e ka vetë këtë sponsor teknik.

Dhjetëshen e përfaqësueseve kryesore e mbyll Belgjika me 3 milionë Euro në vit nga Adidas. Më pak nga të gjithë përfiton Maqedonia e Veriut 465 mijë euro nga Jako.

Tv Klan