Italia barazon pa gola me Zvicrën

Gjermania tregoi se synon të jetë e para në Grupin J kualifikues të Botërorit 2022 duke mundur 6 – 0 Armeninë dhe rrëmbyer kreun. Një ndeshje e zotëruar nga skuadra gjermane ajo e luajtur të dielën në Shtutgart, pasi që në pjesën e parë u realizuan 4 gola.

Italia barazoi pa gola në fushën e Zvicrës duke e çuar në 36 ndeshje pathyeshmërinë aq sa Brazili. Jorginho pati mundësinë më të mirë, por penalltia e tij iu prit nga Sommer. Spanja bëri kthesën pas humbjes me Suedinë pak ditë më parë, duke triumfuar 4 – 0 me Gjeorgjinë.

Një fitore çliruese për trajnerin Luis Enrique që merr kreun e Grupit B, por ka 2 ndeshje më shumë se përfaqësuesja suedeze. Gareth Bale ishte i jashtëzakonshëm, duke i dhënë Uellsit fitoren 3 – 2 me përmbysje ndaj Bjellorusisë. Sulmuesi realizoi të 3 golat për skuadrën e tij.

Tv Klan