Gjermani do të heqë kufizimin e lëvizjes me vendet europiane duke nisur që prej datës 15 Qershor. Lajmi u bë i ditur këtë të mërkurë nga Ministri i jashtëm Gjerman, Haiko Mass.

Ai tha se pas heqjes së kufizimit, qeveria gjermane do të nxjerrë një udhëzim këshillues për destinacionet individuale bazuar në disa kritere, ku përfshihet niveli i infektimit dhe sistemi shëndetësor në vendet përkatëse.

Gjermania do të vijojë që të këshillojë kundër udhëtimit drejt Britanisë, sa kohë qeveria e këtij vendi vijon të kërkojë që kushdo që mbërrin në këtë Mbretërinë e Bashkuar të karantinohet për 14 ditë.

Një paralajmërim i përgjithshëm për të mos udhëtuar mbetet në fuqi për disa shtetet të tjera, përfshirë Turqinë./tvklan.al