Qeveria gjermane po investon 500 milion € për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesat publike për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

BBC shkruan se grantet do të shkojnë për të përmirësuar qarkullimin e ajrit në zyrat publike, muzeume, teatro, universitete dhe shkolla. Ndërkohë po punohet ende për ambientet në kompani private.

Këto investime gjigande vijnë në një kohë kur studime të shumta tregojnë se koronavirusi përhapet përmet ajrit, veçanërisht kur ata që janë të infektuar teshtin ose kolliten.

Studimet sugjerojnë që virusi mund të qëndrojnë në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta. Ndërkohë që moti i ftohtë vë në rrezik më shumë njerëz, pasi mund të qëndrojë në dhomë për më shumë se 8 minuta.

Qeveria gjermane duke pasur në dorë këto studime ka vendosur që të investojë në sistemet e kondicionit të ajrit dhe sunon që të minimizojë përhapjen e COVID./tvklan.al