Nuk do të ketë revolucion në kampin Gjerman. Pavarësisht eliminimit surprizë nga Kupa e Botës që në fazën e grupeve federate gjermane e futbollit ka vendosur të konfirmojë në postin e trajnerit Joachim Low.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Bild” sipas të cilës bordi drejtues dhe presidenti i federatës nuk kanë vënë asnjëherë në dyshim të ardhmen e teknikut.

Low ishte shprehur se do të rishikonte pozicionin e tij në krye të kombëtares pas turpërimit në Rusi.

Por duket se pas disa ditësh reflektimi palët kanë vendosur të vijojnë projektin aktual.

58-vjeçari kishte rinovuar kontratën me pesë herë kampionët e botës deri në vitin 2022 vetëm pak muaj para startit të botërorit. Tashmë ai duhet të bëjë që skuadra ta harrojë sa më shpejt aventurën aspak pozitive në Rusi dhe të nisë përgatitjet për eliminatorët e Euro 2020, për të shmangur një tjetër dështim.

Tv Klan