Gjermania u kthye te fitorja pas disfatës befasuese me Sllovakinë në shtëpi. Ekipi kampion i botës mundi Hungarinë me rezultatin 2 – 0 në miqësoren e zhvilluar në Gelshenkirshen. Një autogol i Lang dhe një gol i Muller vendosën fitoren.

Trajneri Low duhet të shqetësohet për Khedira, i cili u zëvendësua pas pushimit, për shkak të problemeve fizike. Austria është mundur me rezultatin 2 – 0 nga Holanda, në takimin e luajtur në Vjenë. Sllovakia barazoi pa gola me Irlandën e Veriut në miqësoren e luajtur në Tërnava.

Fitore me shumë gola ishte ajo e Kroacisë me një kundërshtar modest si San Marino. Takimi i luajtur në Rijeka u mbyll me rezultatin 10 – 0. Mandzukic dhe Kalinic ishin më të mirët me nga 3 gola të shënuar secili. Pjesa më e madhe e këtyre përfaqësuese po përgatiten për finalet e Euro 2016. /TV KLAN