Gjermania barazoi me Hungarinë në Mynih me rezultatin 2-2 dhe e përfundon fazën e grupeve e dyta në renditje në Grupin F. Për “Pancerat” kjo ishte një ndeshje e vështirë, ndërsa u gjendën në disavanazh dy herë gjatë takimit. Në minutën e 10 hungarezi Szalai i ndëshkoi.

Pavarësisht përpjekjeve “Die Manschaft” e gjeti golin e barazimit në minutën e 66 me anë të Havertz. Por gëzimi i “pancerave” zgjtai shumë pak pasi Hungaria kaloi sërish në avantazh me golin e Shaferit dy minuta më pas.

Barazimi erdhi falë Goretzkas gjashtë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Gjermanët me pikën e marrë kualifikohen për në fazën e 1/8 në Euro 2020, ku do të përballen me Anglinë.

Klan News