Italia zgjat ndalimin e udhëtimit mes rajoneve deri më 27 Mars

Testet e shpejta për COVID-19, qytetarët gjermanë mund t’i përdorin tashmë edhe vetë në shtëpi. Ministria e Shëndetësisë ka lejuar për përdorim vetjak, tre lloje testesh të shpejta të cilat mund të blihen në të gjitha farmacitë.

Autoritetet thonë se përmes testimit masiv mund të reduktohet përhapja duke izoluar menjëherë personat që rezultojnë të infektuar.

Gjermania është ndër të parat vende që autorizon kryerjen e testeve nga vetë qytetarët. Kjo metodë po aplikohet në Austri në shkolla, ku mësuesit ua kryejnë nxënësve të dyshuar ose vetes. Nga java tjetër, testet e shpejta do të mund të blihen edhe në farmaci.

Infektimet ditore ruajnë kuota të ulëta në gjithë Europën. Në Itali, infektimet kanë tendenca të lehta rritjeje. Për të frenuar përhapjen, qeveria shtyu deri më 27 Mars afatin e ndalimit të udhëtimeve mes rajoneve.

Nisur nga përmirësimi i situatës, Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se shkollat do të hapen më 8 Mars.

Ndërsa shkollat e mesme do të kryejnë orë plotësuese mësimore gjatë verës, për të ndihmuar nxënësit të kapin ritmet e procesit të copëzuar për shkak të pandemisë.

Tv Klan