Teksa Meksika është thuajse e kualifikuar për në fazën me eliminim direk dhe ndaj Suedisë do t’i mjaftonte vetëm një barazim. Humbja për latinët do të ishte e papranueshme pasi i komplikon gjërat. Por sfida e vërtetë e grupit F është ajo e Gjermanisë. Pas atij goli të Kroos në minutat shtesë, gjermanët kanë marrë kurajo, por ndeshja me Korenë do të jetë delikate. Rezultati duhet zgjidhur sa më shpejt.

“Duhet të rrisim paraqitjen tonë, sepse Koreja luan më shumë me kundërsulme se Suedia. Por koreanët kanë lojtarë të shpejtë në sulm dhe kjo ta vështirëson jetën. Shpresoj të tregojmë të njëjtin pasion dhe energji si me Suedinë.

Skuadrat do të jenë duke bërë llogaritë deri në minutat e fundit të ndeshjes dhe njëkohësisht duke mbajtur mendjen se çfarë po ndodh edhe me skuadrat e tjera në grup. Gjermanëve iu duhet fitore e thellë dhe mbi të gjitha të mos pësojnë gol. Në teori është e realizueshme, por në fushë nuk dalin gjithnjë parashikimet në letër.

Tv Klan