Gjermania merr kreun e grupit

Gjermania merr kreun e grupit

17:40 10/09/2019

Belgjika mund thellë Skocinë

Gjermania, Holanda, arritën të fitonin ndeshjet respektivisht kundër Irlandës së Veriut dhe Estonisë duke bërë kështu një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Gjermanët fituan në transfertë 2-0. Goli i parë erdhi pas një goditjeje fluturimthi nga Halstenberg.

Gnabry shënoi një tjetër ndoshta edhe më i vështirë se i pari, pasi kishte pengesë portierin e skuadrës vendase që në fakt edhe pse kishte mundësi nuk arriti të ndalte goditjen e tij tejet të saktë. Gjermania ka 12 pikë, po aq sa Irlanda, por falë kësaj fitoreje merr kreun e grupit.

Ndjek nga pas Holanda me 9 pikë që mori një fitore të thellë 4-0 në Estoni. Dy gola u realizuan  nga Ryan Babel.

Dy golat e tjerë u shtuan nga Depay e Wijnaldum.  Holanda ka një ndeshje më pak se Irlanda dhe Gjermania. Në ndeshjet e tjera Belgjika mundi Skocinë 4-0, Kroacia barazoi 1-1 në Azerbajxhan, ndërsa Maqedonia fitoi 2-0 në fushën e Letonisë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT