Gjermania ka ndryshuar sërish rregullat për të gjithë udhëtarët nga Shqipëria. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në një njoftim në mediat sociale bën me dije se të gjithë personat mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm në qoftë se janë të pajisur me certifikatën e vaksinës.

Ndërkohë shtohet se personat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë me PCR vetëm për arsye të rëndësishme.

Tek arsyet e rëndësishme të udhëtimit përfshihen të gjithë ata që shkojnë për studime, ata që janë pjesë e personelit shëndetësor, udhëtimet dhe ata që kanë familjar të afërt në Gjermani.

Po ashtu mund të udhëtojnë me test PCR, punëmarrës dhe  specialistë shumë të kualifikuar nga kompani të huaja për të marrë pjesë në takime biznesi në Gjermani, persona të cilët kanë nevojë për mbrojtje për arsye të tjera humanitare dhe punëtorët sezonal në bujqësi./tvklan.al