Hapen aktivitetet jo-thelbësore. Ashpërsime në Itali e Çeki

Teksa një pjesë e vendeve europiane ashpërson sërish masat pas shtimit të infektimeve ditore, Gjermania nisi në këtë ditë të parë të Marsit lehtësimin e tyre. Klientët pritën me gëzimin më të madh hapjen e parukerive. Krahas tyre u hapën edhe shumë biznese jo-thelbësore, të mbyllura si pjesë e masave për frenimin e valës së dytë që hynë në fuqi që rreth mesit të muajit Dhjetor.

Megjithatë, entuziazmi nuk është shumë i lartë pasi mes qeverisë dhe krerëve të rajoneve diskutohen ashpërsimi i radhës i masave që mund të ndodhë shumë shpejtë. Eksperienca ka treguar se rihapja e shkollave dhe e aktiviteteve të kohës së lirë mund të rikthejë nivelet e larta të infektimeve, që aktualisht janë ndër më të ulëta mes vendeve më të populluara në kontinent.

Italia riktheu zonat e kuqe me dy rajonet e para në jug të vendit, ku po ashtu janë mbyllur shkollat. Shtimi i infektimeve detyroi autoritetet të vendosin bllokadën kombëtare të radhës edhe në Çeki, ndër vendet me numrin më të lartë të të prekurve në përpjestim me popullsinë.

Tv Klan