Gjermania nuk do t’i japë armë Ukrainës




Gjermania nuk do t’i japë armë Ukrainës

17:20 22/01/2022

Berlini dhuron vetëm 5.3 milionë Euro për një spital fushor

Teksa aleatët ndërkombëtarë po bashkëpunojnë në zgjidhjen e krizës mes Moskës dhe Kievit duke e ndihmuar këtë të fundit  me çdo mjet, Berlini ka zgjedhur një qëndrim asnjanës.  

Gjermania ka vendosur të mos e furnizojë me armë Ukrainën përballë frikës së një pushtimi rus. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Mbrojtjes gjermane, në një intervistë të botuar këtë të shtunë.

Ky vendim, i cili është theksuar edhe më herët nga kancelari gjerman Olaf Scholz, lidhet me politikat e Berlinit për të mos dërguar armë vdekjeprurëse në zonat e konfliktit.  

Megjithatë, Berlini ka vendosur të ndihmojë Kievin me një financim prej 5.3 milionë Eurosh në krijim e një spitali fushor përgjatë Shkurtit.

Perëndimi po e paralajmëron Rusinë për pasoja të rënda në rast se do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, por Kremlini duket se po vijon planet e tij për ta pushtuar fqinjin, si kundërpërgjigje e planeve të NATO-s për t’u shtrirë në lindje të Europës.

Tv Klan











Të ngjashme