Qeveria po diskuton ashpërsimin e masave kundër koronavirusit

Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve  të reja me koronavirus që nga shpërthimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit në këtë vend janë shënuar 33,949 raste të reja me koronavirus duke thyer kështu rekordin e  18 Dhjetorit të vitit të kaluar  prej 33,777 raste të reja. Njësitë e kujdesit intensiv në spitale jane mbushur përsëri me pacientë  dhe infektimet tek fëmijët po rriten shumë.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë u kanë bërë thirrje qytetarëve gjermanë që ende nuk janë vaksinuar të marrin vaksinën anti-covid. Diskutime të shumta lidhur me masat anti-covid po bëhen në  tryeza  ekspertësh dhe jo vetëm për të gjetur një zgjidhje për mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spehn bëri një krahasim më Italinë ku u shpreh se atij iu kërkua certifikata e tij e vaksinimit në Romë më shpesh brenda një dite sesa në Gjermani për katër javë.

“Ne shohim  vende si Italia, personalisht  e kam përjetuar vetë në takimin e G20 në Romë dhe më kanë kontrolluar për certifikatën time të vaksinimit disa herë brenda një dite sesa në Gjermani në katër javë prandaj mendoj se duhet bërë më shumë në këtë drejtim. Kjo është arsyeja pse dua të bëj një thirrje të qartë”.

Rreth 66% e popullsisë së Gjermanisë kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër COVID-19, por rreth 16.2 milionë njerëz të moshës 12 vjeç e lart mbeten të pavaksinuar.

Klan News