Gjermania i bëri thirrje Turqisë që t’iu japë fund “provokimeve” në Detin Mesdhe, pas vendimit të Ankarasë për të dërguar atje një anije kërkimore për gaz.

“Ankaraja duhet t’iu japë fund provokimeve, nëse është e interesuar për bisedime”, tha të martën ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, vendi i të cilit mban presidencën aktuale të Bashkimit Evropian.

Nëse gazi turk vërtet duhet të eksplorohet në zonat më të diskutueshme të Mesdheut lindor, kjo do të thoshte një hap i madh prapa në përpjekjet për ç’tensionimin e situatës”, tha Maas.

Turqia tha të hënën se po rikthen anijen kërkimore Oruc Reis në Mesdheun lindor.

Anija ka shkaktuar tensione me Greqinë dhe Qipron, si dhe manovra rivale detare në muajin gusht, kur ka kërkuar për depozita nafte dhe gazi në Mesdhe.

Ajo është tërhqur në breg, muajin e kaluar. Maas i siguroi partnerët e BE-së, Greqinë dhe Qipron, se kanë “solidaritetin e plotë” të Gjermanisë.

Mosmarrëveshja për të drejtat e kërkimit në det të hapur bëri që Greqia të kërkojë nga Bashkimi Evropian sanksione kundër Turqisë. /REL