26 të plagosur dhe qindra aksidente rrugore

Stuhi të fuqishme dëbore kanë mbërthyer pjesën më të madhe të Gjermanisë. Rajonet e Rinit Verior e Vestfalisë dhe Saksonisë së Ulët janë zonat që po përballen me pasojat më të rënda të kësaj situate.

26 persona u plagosën lehtë në 222 aksidente të regjistruara orët e fundit në rrugë e autostrada, për shkak të rrëshqitshmërisë. Kaosi është nxitur po ashtu edhe nga erërat e forta që arritën një shpejtësi prej 80 km/orë.

Bllokime ka pasur edhe në sistemin hekurudhor. Linjat mes qyteteve të mëdha, si ajo mes Berlinit dhe Frankfurtit kanë pasur vonesa të theksuara për shkak të bllokimit të linjave hekurudhore nga dëbora e dendur që ka arritur në shumë zona, një trashësi prej gjysmë metri. Vonesa ka edhe nëpër aeroporte

Gjermania paraqet situatën më të rëndë, por dëbora ka përfshirë thuajse gjithë veriun e kontinentit deri në Britaninë e Madhe.

Tv Klan