Berlini po kërkon pavarësi energjitike dhe është zotuar se do të mbështesë embargon e naftës ruse të vendosur nga BE

Gjermania ka bërë thirrje se do të pranojë që të paguajë për gazin rus në rubla dhe nuk ka plane të tilla në të ardhmen pasi kërkon pavarësinë energjetike.

Ministri Federal gjerman i Financave, Christian Lindner u shpreh se autoritetet po bëjnë gjithçka që munden për t’u bërë i pavarur nga energjia ruse sa më shpejt që të jetë e mundur. Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Veprimi Klimatik dhe Ministria e Drejtësisë kanë shkëmbyer mendime mbi ndërtimin e një terminali të gazit natyror. Projektligji do t’i paraqitet kabinetit për miratim.

Gjermania shpreson të gjejë alternativa ndaj furnizimeve ruse të naftës brenda ditësh në mënyrë që të bashkëpunojë me embargon e naftës të BE-së, tha Habeck, duke shtuar se ndikimi i përfundimit të importeve të naftës ruse është “i menaxhueshëm”.

Deklarata e qeverisë gjermane për mbështetjen e embargos së BE-së për naftën ruse është më shumë si një “lojë politike” që nuk ka analiza të thelluara ekonomike është shprehur anëtari i dumës në Rusi Sergej Burlakov për agjesinë e lajmeve Sputnik. Ai paralajmëroi se vendet evropiane do të marrin vetë pasojat e embargos së naftës kundër Rusisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë, siç ka ndodhur shumë herë në historinë globale.

Vendet e Bashkimit Evropian kanë blerë 44 miliardë euro energji ruse nga 24 Shkurt deri më 24 Prill, sipas një raporti të CNN duke cituar informacione nga Qendra e pavarur për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër .

Statistikat tregojnë se në periudhën dymujore, importet e gazit rus nga vendet e BE-së përmes tubacioneve u rritën me 10 për qind nga viti në vit, gazi natyror i lëngshëm u rrit me mbi 20 për qind, ndërsa nafta dhe qymyri ranë përkatësisht me 20 për qind dhe 40 për qind thuhet në raport.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret muajin e kaluar mbi rregullat e reja të tregtisë së gazit natyror me vendet dhe rajonet “jomiqësore”, duke u zotuar se do të ndërpresë kontratat ekzistuese nëse këta blerës refuzojnë të paguajnë në rubla. Polonia dhe Bullgaria u bënë të parat që panë furnizim të pezulluar me gaz dhe çmimi i gazit në tregun evropian u rrit ndjeshëm atëherë.

Klan News