Gjermania ka shënuar mbi 100,000 raste të reja me koronavirus  për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë.

Të dhënat nga Instituti Robert Koch tregojnë se vetëm në 24 orët e fundit  janë regjistruar  112,323 raste të reja me Covid-19 në gjithë Gjermaninë, ndërsa 239 njerëz humbën betejën me virusin.

Që prej nisjes së pandemisë rreth 8 milionë njerëz janë infektuar me Covid-19 megjithëse besohet se kjo shifër  është shumë herë më e lartë, pasi shumë infektime nuk janë identifikuar. Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se pret  që vala të arrijë kulmin brenda disa javësh.

Unë mendoj se do të arrijmë kulmin e valës në mes të shkurtit, dhe më pas numri i rasteve mund të bjerë përsëri, por ne nuk kemi arritur ende kulmin,” – u shpreh ai .

Lauterbach deklaroi se vaksinimi i detyrueshëm duhet të futet shpejtë në mënyrë që të shmanget  një valë tjetër infektimesh.

Klan News