Rekord edhe për vdekjet ditore globale me mbi 13 800 raste

COVID-19 shënoi një tjetër rekord të errët global vdekjesh. 24-orëshin e fundit u regjistruan 13 800 vdekje. Rekordi i mëparshëm i 16 Dhjetorit shënon 19 viktima më pak.

Shifrën më të lartë të vdekjeve në Evropë e pati Gjermania këtë 24-orësh, që për herë të parë që prej nisjes së pandemisë shënon mbi 1 mijë vdekje ditore, një rekord i ri negativ për këtë vend. Rritje krahasuar me ditët e fundit patën edhe infektimet ditore me mbi 22 mijë raste, teksa rekordi i aktual është me rreth 10 mijë raste më shumë.

Britania theu një tjetër rekord infektimesh brenda dy ditëve të fundit me mbi 53 mijë raste. Rekordi i 24 orëshit të kaluar kishte 12 mijë infektime më pak. Shkak i rritjes me hapa gjigantë të infektimeve është edhe varianti i ri i virusit që po qarkullon në këtë vend dhe që po përhapet me shpejtësi në gjithë globin. Së fundi, varianti britanik i koronavirusit ka prekur edhe Shtetet e Bashkuara, ku janë konfirmuar rastet e parë të infektimeve. Ky variant deri tani ka prekur të paktën 20 vende.

Numër të lartë prej mbi 600 vdekje ditore shënoi edhe Italia që megjithatë është larg rekordit prej gati 1 mijë vdekjesh të 3 Dhjetorit. Ndërsa infektimet janë të qëndrueshme ashtu si në Francë.

Tv Klan