28 vite më parë, Gary Lineker tha se futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 burra gjëmojnë një top për 90 minuta dhe në fund gjermanët fitojnë…

Kjo shprehje i shkon për shtat edhe përballjes së Gjermanisë me Suedinë. Një ndeshje tejet emocionuese, ku të parët që shënuan ishin suedezët, me një supergol të Toivonen.

Gjermanët nuk e patën të vështirë barazimin që e gjetën me fillimin e pjesës së dytë. Më pas ishte një përpjekje e vazhdueshme për avantazhin deri në minutën e ’95, atëherë kur Toni Kroos ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, duke i dhënë fitoren Gjermanisë dhe tre pikët e para në grup.

Për të njëjtin grup, më herët Meksika fitoi edhe ndeshjen e dytë, atë ndaj Koresë së Jugut, duke siguruar kalimin në fazën tjetër. Përfaqësuesja latine shënoi golin e parë më 11 metërsh, pas një prekje të topit me dorë nga koreanët. Në mesin e pjesës së dytë erdhi edhe goli tjetër nga Hernandez. Koreanët shënuan në fund të takimit, por shumë vonë për të barazuar.

Belgjika fitoi thellë 5-2 me Tunizinë dhe kalon pa probleme grupin.

Tv Klan